Pas nëntë vitesh mungesë, Ibrahim Tatlises këndon live (VIDEO)

Pas nëntë vitesh mungesë, Ibrahim Tatlises këndon live (VIDEO)

Këngëtari turk me famë botërore Ibrahim Talises, është rikthyer në ekranet televizive pas nëntë vjet mungese.

Tatlises e ka drejtuar mbrëmë emision e tij “Ibo Show”, ku edhe ka kënduar live.

Ndaj 68-vjeçarit, ishte bërë atentat në vitin 2011, nga ku ishte goditur nga një plumb në kokë dhe për një kohë të gjatë ishte në gjendje kome.

Ai ishte nënshtruar disa operacione në tru, të cilat ishin bërë nga neurokirugët të njohur amerikanë.

Ibo pati një periudhë të gjatë rehabilitimi në Gjermani.

Ibrahim Tatlises pati realizuar edhe një koncert në Kosovë në vitin 2002.

Shpërndaje në: