Pas ndeshjes Trepça – Golden Eagle Ylli, theren dy persona
Dy persona janë lënduar nga mjeti i mprehtë pas ndeshjes së basketbollit që u zhvillua këtë mbrëmje në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Mitrovicë Jugu, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se rreth orës 21:30 është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit rajonal në Mitrovicë.
Tutje zëdhënësi tha se njësitet kompetente policore po merren me rastin.