Pas ndërhyrjes së AIP, RTK i jep qasje në dokumentet e shpenzimeve Flutura Kusarit

Pas ndërhyrjes së AIP, RTK i jep qasje në dokumentet e shpenzimeve Flutura Kusarit

Radio Televizioni Publik është pajtuar që t’i ofrojë qasje në dokumentacionet e shpenzimeve juristes së medias, Flutura Kusari. Kjo është bërë e mundur pas ndërhyrjes së Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

AIP më datë 21 të këtij muaji kishte vendosur të lëshojë për RTK-në në njoftim për gjobë për refuzim të dhënies së qasjes dhe i kishte ofruar 7 ditë kohë për RTK-në për të përmirësuar shkeljen.

Sot më 25 tetor, AIP ka njoftuar se RTK ka ndarë dokumentacionet e kërkuara nga pala ankuese dhe është mbyllur procedura administrative.

Shpërndaje në: