Pas mesnate akrepat e orës lëvizin një orë mbrapa dhe do të flini pak më gjatë

Këtë të diel (27 tetor), Kosova dhe shumë vende të tjera europiane do të kalojnë në orën dimërore.
Në orën 03:00 pas mesnate, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke kaluar në orën 02:00.
Ky ndryshim i orës shënon fundin e orës verore dhe synon të përshtatë orarin ditor me dritën e ditës gjatë muajve të dimrit.
Ndryshimi i orës do të zgjasë deri në fund të marsit 2024, kur sërish do të rikthehemi në orën verore.