Pas lëndimit të Maguire ndaj Iranit, reagon edhe skuadra e Man United
Performanca e shkëlqyer e Harry Maguire për Anglinë në fitoren e tyre hapëse në Kupën e Botës 2022 kundër Iranit u kufizua kur kapiteni i Manchester United u detyrua të largohej nga fusha për shkak të lëndimit.
Maguire u rrëzua menjëherë pasi Irani shënoi një gol 4-1 në minutën e 65-të dhe ai u kontrollua nga ekipi mjekësor i Anglisë në fushë, shkruan Periskopi.
Lëndimi i tij dukej mjaft serioz, kështu ai zëvendësua nga Eric Dier i Tottenham Hotspur.
Rezultati final i kësaj ndeshje u vendos në 6:2 dhe ende nuk dihet se cila është gjendja finale e mbrojtësit të Man United.
Hoping it’s nothing serious, @HarryMaguire93 🙏#MUFC || #ThreeLions
— Manchester United (@ManUtd) November 21, 2022