Pas largimit nga Përputhen, Ledjana merr një tjetër vendim drastik
Ledjana ka vendosur të largohet përfundimisht nga Përputhen.
Lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo sqaroi se largimi nuk ka të bëjë me Mevlanin apo me faktin që ka gënjyer, siç përflitet në rrjet, por ka vendosur të largohet për shkak të akuzave që i janë bërë për martesë.
“Largimi im nga emisioni nuk ka te beje as me Mevlanin e as me faktin qe ju kam genjyer gjithe keto kohe. Jam akuzuar 2 here ne ate program per martese te rreme pa asnje prove, ndaj kjo eshte nje pabesi qe me eshte bere. Po ju them vetem dicka, kushdo qe vazhdon dhe me akuzon per burrin ne Belgjike dhe thote kam bomba per Ledjanen, betohem ne Zot se sot eshte dhe dite e shenjte se ka per ta paguar shtrenjte”, shkruante Ledjana.
Pas largimit, Ledjana ka marrë edhe një tjetër vendim drastike duke mbyllur profilin e saj në Instagram, në mënyrë që të qëndrojë larg mesazheve e komenteve të shumta që do të merrte pas largimit.