Pas Kryeministrisë dhe selisë së PS, protestuesit zhvendosen në Ministrinë e Brendshme
Pas marshimit në Kryeministri dhe në selinë e Partisë Socialiste, protestuesit u zhvendosën drejt Ministrisë së Brendshme.
Në të treja institucionet, mbështetësit e opozitës kanë hedhur molotov, duke shkaktuar zjarre, të cilat u shuan nga zjarrfikësit dhe policia.
Policia është përgjigjur me ujë dhe me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Një nga molotovët që u hodh në Ministrinë e Brendshme ra në trupin e njërit prej efektivëce, i cili si pasojë mbeti i plagosur.
Opozita protestë me molotovë e flakadanë drejt kryeministrisë dhe selisë të PS-së