Pas kërcënimeve të UFC-së, McGregor i rikthehet palestrës (Foto)

Periskopi.com Sporti

Pas kërcënimit të presidentit të UFC-së, Dana White, se do t’i hiqet titulli kampion bote i peshës së lehtë në artet marciale mikse, kampioni irlandez Conor McGregor i është rikthyer seriozisht stërvitjes në palestër.

Muaji mars është vënë si afat nga UFC-ja për irlandezin për t’u rikthyer në kafaz, ku nuk duelon prej nëntorit 2016, kur mori titullin kampion, të cilin nuk e ka mbrojtur asnjëherë. Janë të shumtë ata që thonë se atij duhet t’i hiqet titulli kampion, ndërkohë që McGregor nuk ka bërë me dije ende planet e tij për të ardhmen.

Back at the gym floyds a rat.

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

Fighting pure is a different gravy. Looking at the landscape of my current opponents, everyone of them have truly weak areas in the overall picture of fighting. You cannot test me in a straight fight. Nobody on this earth can. Trust me. I am not just the greatest at this. I am the double greatest.

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

Ndoshta ai do të nxjerrë vakant titullin, duke qenë se pretendon shumë të mëdha parash për t’u rikthtyer në kafaz, pasi arkëtoi 100 milionë në debutimin në boks me Floyd Mayëeather. Ndërkohë që, janë të shumtë sfidantët që e presin të përballen me të në kafaz, duke nisur nga kampioni i përkohshëm i kësaj peshe, Tony Ferguson. Gjithsesi, McGregor ka postuar një foto ku shprehet se është rikthyer në palestër dhe duket në formë të mirë, ndërkohë që edhe trajneri i tij John Kavanagh ka pohuar pak ditë më parë se po stërvitet çdo ditë.