Pas Greqisë, UEFA dënon edhe Serbinë

Pas Greqisë, UEFA dënon edhe Serbinë

Pak çaste më parë Federata Greke e Futbollit u ndëshkua nga UEFA për thirrje raciste dhe dhunë ndaj tifozëve të Kosovës.

Tashmë edhe Serbia është ndëshkuar nga UEFA me një ndeshje pa tifozë, të cilën do ta luajnë përballë Suedisë.

Përveç kësaj, UEFA njofton se Federata e Serbe e Futbollit do të gjobitet me 43 mijë euro.

E njëjta arsye është edhe për Serbinë, për shkakun e racizmit.

Kombëtarja serbe përballet me një dënim prej dy vitesh me kusht, që do të thotë se nëse përsëritet e njëjta vepër, stadiumi do të mbyllet për një periudhë më të gjatë, sigurisht me një gjobë shumë më të madhe.

Shpërndaje në: