Pas gjyqit të famshëm u përfolën për lidhje, Johnny Depp dhe avokatja e tij shfaqen në Pragë
Pothuajse gjashtë javë pas konfliktit të Johnny Depp me Amber Heard, ylli i Hollyëood është parë me avokaten që dha më të mirën për të, Camille Vasquez.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale që tashmë është bërë virale ata shihen në Pragë. Depp është në turne në Evropë me kitaristin dhe mikun e vjetër Jeff Beck dhe dukej i emocionuar kur dalloi Vasquez në audiencë.
Në video shfaqet avokatja 38-vjeçare që prezanton Depp me të dashurin e saj të përfolur, Edward Owen. Të dy ata shtrëngojnë duart dhe përqafohen.
Pas gjyqit, Vasquez fitoi audiencën e saj, madje u përolën për lidhje me Depp. Përpjekjet e saj u vlerësuan shumë nga fansat e aktorit. Për më tepër, sipas një raportimi të “Washington Post” ajo po merr një mori ofertash si nga shumë studio ligjore që e duan atë në stafin e tyre, ashtu edhe nga rrjetet kryesore televizive që e shohin atë si një yll.