Pas Furyt, Joshua sfidohet nga një tjetër boksier: Eja luftojmë, për mua do të ishte luftë e lehtë
Joe Joyce thotë se do të ishte i lumtur të ndeshej me Anthony Joshua-n në dhjetor nëse përballja e këtij të fundit me Tyson Fury nuk zhvillohet.
Kampet e Joshuas dhe Furyt, kanë qenë në negociata për një përballje të peshave të rënda me 3 dhjetor, por marrëveshja ende nuk është finalizuar.
Joyce, i cili u bë boksieri i parë që mposhti Joseph Parkerin në raundin e 11-të të thrillerit të tyre në Manchester fundjavën e kaluar shkroi në Twitter për të sfiduar Joshua-n.
37-vjeçari tha se do të ishte i gatshëm të përballej me Joshua-n dhe se kjo do të ishte një luftë e lehtë për t’u bërë.
“Nëse Fury dhe Joshua nuk ndeshen, atëherë unë do të ndërhyj. 3 dhjetori është shpejtë për mua por gjithsesi për pak ditë më vonë do ta bëja. Luftë e lehtë për t’u bërë!”, ka thënë Joyce.