Pas festivalit “Sanremo”, Ibrahimovic bashkohet me ‘Rossonerët’ për stërvitje
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është bashkuar me shokët e tij të skuadrës për stërvitje pasi u kthye nga festivali i muzikës Sanremo, përcjell Periskopi.
Ibra mori pjesë në të pesë netët e festivalit prestigjioz të muzikës Sanremo në fillim të kësaj jave.
Ndryshe, suedezi mori një lëndim kundër Romës javën e kaluar dhe pritet të humbasë të paktën katër ndeshje, përfshirë ndeshjen e parë të fazës së 16-të të fundit të Ligës së Evropës të Milanit kundër Manchester United. /Periskopi