Pas dy orësh qëndrim me familjarët e ngushtë, Hashim Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë (Video)

Ish-presidenti Hashim Thaçi pasi ka qëndruar për dy orë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt ku edhe është parë me familjarët e tij ngushtë, është larguar nga aty nën përcjelljen e EULEX-it.
Para vizitës në shtëpi tek familjarët, Thaçi ka qëndruar tek varri i babait të tij, Haxhi Thaçi, ku ka bërë nderime dhe ka vendosur një kurorë me lule, shkruan Gazeta Express, transmeton Periskopi.
Gjykata Speciale ka konfirmuar se Thaçit i është aprovuar vizita për të bërë nderime dhe për të qëndruar me familjarët e tij të ngushtë pas vdekjes së babait./Periskopi/