Pas disfatës me Italinë “zhduket” Armand Duka

Pas disfatës me Italinë “zhduket” Armand Duka

Kombetarja shqiptare e nisi me humbjen fazen e grupeve te “Euro 2024”, ku u mposht me rezultatin 2-1 nga Italia.

Pas kesaj disfate qe ishte e pritshme per shkak te diferencave mes dy Kombetareve, njeriu i vetem qe kishte dal garant dhe delironte me deklarate per triumf ndaj “Axurreve” eshte “zhdukur”.

Behet fjale per kreun e FSHF-se Armand Duken, i cili pas disfates se djeshme nuk ka bere asnje koment.

Nderkohe qe para takimit kishte zaptur çdo ekran dhe çdo shtyp vendas e te huaj per te deklaruar se Shqiperia do fitoje ndaj Italise, madje do kalojme dhe grupin.

Kaq mjafton per te kuptuar se si ai shfrytezon çdo moment pozitiv te Kombetares per interesa personale, ndersa pas çdo disfate nuk kerkon te marre asnje pergjegjsi. Dhe pse ka qene i vetmi zyrtar qe ka deliruar per fitore ndaj Italise, e mos te permendim dhe deklaraten qesharake qe do fitojme Europianin. (TemA)

Shpërndaje në: