Pas DiCaprios, edhe Rita Ora në mbrojtje të Lumit Vjosa në Shqipëri

Pas DiCaprios, edhe Rita Ora në mbrojtje të Lumit Vjosa në Shqipëri

Ditën e djeshme, një postim i Leonardo DiCaprio-s bëri xhiron e rrjetit, sepse aktori publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto nga lumi Vjosa, ku njerëzit kishin shkruar me shkronja të mëdha pranë tij “Vjosa, jo diga”.

Postimi i tij u nda në rrjete sociale nga shumë figura publike, përfshirë edhe Rita Orën.

Këngëtarja e ripostoi foton, duke treguar se pajtohet me atë që kishte shkruar DiCaprio.

“Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjorë për të mbrojtur lumenjtë e Zemrës Blu të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve.

Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i Lumit Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës, e zbuluar së fundmi.

Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Zemrës Blu të Ballkanit,”- kishte shkruar aktori dje.

Në tetor të vitit që lamë pas, DiCaprio befasoi ndjekësit e tij me një postim, ku tregonte se i ishte bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Ai doli kategorikisht kundër ndërtimit dhe prekjes së lumit në atë kohë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Shpërndaje në: