Pas deklaratave të fundit të Shakira-s për ndarjen e tyre, reagon Pique
Deklaratat e fundit të Shakira-s për divorcin e saj nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique duket se e kanë shqetësuar futbollistin i cili ka zgjedhur të reagojë.
Sipas La Vanguardia, futbollisti nuk e ka pritur fare mirë intervistën.
Pique mendon se Shakira po luan rolin e viktimës dhe se futbollisti është ‘tërbuar’ që Shakira e përkufizon veten si ajo që merr kohë nga karriera për t’u kujdesur për fëmijët e saj me qëllim që të bëhet shembull për ta.
Rikujtojmë, se Shakira po përgatitet për albumin e saj të parë pas pesë vjetësh, mes situatave tejet delikate që po ndodhin në jetën e saj duke nisur që nga akuzat për mashtrim tatimor nga qeveria spanjolle deri te mbyllja e marrëdhënies 12-vjeçare me futbollistin Gerard Pique.
Në një intervistë për “Elle” artistja kolumbiane rrëfeu se sa e vështirë ka qenë jeta e saj pas këtyre ndodhive aspak pozitive.