Pas daljes nga spitali psikiatrik, kjo është gjendja e Selena Gomez

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja, Selena Gomez gjatë kësaj kohe ishte duke u trajtuar në një spital psikiatrik.

Por tani, një muaj më vonë artistja 26-vjeçare thuhet se ka lënë rehabilitimin dhe është më mirë, shkruan indipendent online transmeton lajmi net

Një burim ka thënë për E!News se Selena tashmë është “kthjellur dhe po ndihet shumë mirë, fizikisht dhe psiqikisht” duke shtuar se Gomez “është jashtë programit të trajtimit në New York dhe po ia del shumë mirë”.

I njëjti burim thotë se Gomez “do të konsultohet me profesionistët shëndetësor, pasi beteja e saj do të vazhdojë edhe më tej”.

TMZ raportoi se Selena Gomez ishte e përfshirë në terapinë dialektike të sjelljes, një lloj terapie që trajton çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor.

Më 10 tetor, u raportua se këngëtarja ishte shtruar për trajtim në spital psikiatrik, pasi ishte përballur me një  “thyerje mendore emocionale”. 

 

 

Shpërndaje në: