Pas Carvajal, tashmë edhe Benzema afër rinovimit me Real Madrid

Pas Carvajal, tashmë edhe Benzema afër rinovimit me Real Madrid

Karim Benzema me shumë gjasë do të mbetet në radhët e Real Madrid, për një kohë më të gjatë sesa deri në vitin 2022.

Sulmuesi i kombëtares së Francës dhe skuadrës së Real Madrid, Karim Benzema, ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në La Liga sezonin e kaluar, si dhe ka lënë përshtypje të mira edhe me kombëtaren e tij, në Euro 2020.

Pas këtyre paraqitjeve, Benzema duket se ka fituar besimin e krerëve të Real Madrid, të cilët duan ta kenë francezin për një kohë edhe më të gjatë në ‘Santiago Bernabeu’.

Sipas raportimeve nga ‘Mundo Deportivo’, ‘Los Blancos’ do t’i ofrojnë sulmuesit një kontratë të re, kushtet e së cilës nuk janë zbuluar akoma, transmeton Periskopi.

Benzema aktualisht është i lidhur me një kontratë me Real Madrid, e cila kontratë është e vlefshme vetëm deri në vitin 2022. Gjasat janë të mëdha që lojtari të jetë aty edhe përtej 2022-ës.

Kujtojmë se Real Madrid ditën e djeshme ka rinovuar edhe me mbrojtësin Dani Carvajal. Zyrtarizimi për rinovimin me Benzema është vetëm çështje ditësh. /Periskopi/

Shpërndaje në: