Pas bllokimit të Facebook, Instagram dhe WhatsApp, probleme edhe për Netflix

Netflix ka pasur probleme ditën e djeshme. Me mijëra përdorues në mbarë botën, përfshirë vendin tonë, që nuk kanë mundur dot të lidhen “online” me platformën e famshme të serialeve dhe filmave.
Abonentët kanë pasur probleme me shërbim të ngadaltë ose nuk kanë mundur të kenë akses fare në shërbim.