Pas Berishës, Prishtina ndërpren bashkëpunimin me një tjetër futbollist
Pasi zyrtarizoi largimin e Besart Berishës, FC Prishtina ka njoftuar edhe për një tjetër largim.
Bëhet fjalë për Kristi Vangjelin, i cili më nuk do të jetë pjesë e klubit bardh e kaltër.
Vangjeli zbarkoi te Prishtina para fillimit të edicionit me ç’rast firmosi kontratë një-vjeçare, mirëpo me pajtimin e të dyja palëve u vendos që Vangjeli të largohet nga klubi më herët.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe disa skuadrave evropiane, në dhjetë ndeshje në të gjitha garat regjistroi një asistim.