Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare e godasin në skenë
Ava Max është goditur me shuplakë në fytyrë nga një fans teksa këndonte në Los Angeles, duke i shkaktuar asaj një gërvishtje në pjesën e brendshme të syrit.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, u godit në mes të shfaqjes së saj në Los Angeles të martën mbrëma, me pamjet e incidentit që tregonin se ajo po shërohej shpejt për të vazhduar shfaqjen.
Ngjarja vjen vetëm disa ditë pasi këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare, Bebe Rexha u godit në fytyrë nga një telefon që i hodhi një fans teksa performonte në Nju Jork.
Pamjet e publikuara në internet tregojnë skenën ku këngëtarja bie menjëherë në gjunjë dhe anëtarët e stafit të koncertit vrapojnë në ndihmë të saj./abcnews.al