Pas bastisjes te ministria e Pecit, Krimet Ekonomike sot zbarkuan tek objekti tjetër i saj ku kishte zyret AAK

Dje Krimet e Ekonomike kanë bastisur Ministrinë e Bujqësisë e cila drejtohet nga Faton Peci, ndërsa sot ato zbarkuan te objekti tjetër ku për vite ndodhej selia e AAK-së, raporton Periskopi.
Burime të Periskopit kanë bërë me dije se sot në ora 10:00 të mëngjesit, njësiti i Krimeve Ekonomike ka vazhduar aksionin e tyre në kuadër të hetimeve.
Këto aksione janë zhvilluar pas raportimeve për keqpërdorimet që kishin ndodhur për largimin e mobiljeve te Alancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nga objekti i ministrisë që nuk kishin ekzistuar në atë objekt.
Krimet Ekonomike bastisin Ministrinë e Pecit: Qe çka konfiskuan (DETAJE)
Shteti kishte paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, ku ishte vendosur AAK-ja në bodrumin, në katin e dytë dhe në koridoret e objektit.
Krimet Ekonomike zbarkojnë në Ministrinë e Pecit, bastiset zyra e Prokurimit