Pas autorizimit të dhënë nga SPAK, Veliaj vizitohet nga i vëllai në paraburgim

Pas autorizimit të dhënë nga SPAK, Veliaj vizitohet nga i vëllai në paraburgim

Pas disa ditësh në paraburgimin e Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është vizituar për herë të parë nga i vëllai, Arbër Veliaj.

Ky takim vjen pas vendimit të SPAK për të lejuar familjarët e afërt që të takohen me Veliajn, duke respektuar rregullat dhe procedurat e institucionit.

Ky është takimi i parë që nga dita kur Veliaj u vu në pranga. Ai u arrestua nga SPAK nën akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, në kuadër të hetimeve për çështjet e abuzimeve me tenderët dhe menaxhimin e fondeve publike./euronews

Shpërndaje në: