Pas arrestimit të Erion Veliaj, emërohet kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës
![Pas arrestimit të Erion Veliaj, emërohet kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-184355-581x300.png)
Një ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është emëruar kryetarja e re e komanduar.
Burime për gazetaren e Top Channel Doris Sallaku bëjnë me dije se ajo është Anuela Ristani, aktualisht nënkryetare e bashkisë.
Veliaj i ka deleguar kësaj të fundit firmën, duke marrë kështu detyrën e kryetares së deleguar të bashkisë.
Kujtojmë se rreth orës 18:00 të kësaj të marte, kryeministri Edi Rama ishte në ambientet e bashkisë, ku zhvilloi një mbledhje me stafet drejtuese, mbledhje e cila zgjati rreth 15 minuta.
Vizita e Ramës në Bashkinë e Tiranës është e dyta pas arrestimit të Veliajt, teksa edhe paraditen e sotme pati një takim në këtë institucion.