Pas Apple, edhe një kompani tjetër e arrin shifrën e 1 trilion dollarëve

Pas Apple, edhe një kompani tjetër e arrin shifrën e 1 trilion dollarëve

Vlerësimi në treg i “Amazon”, gjiganti i shitjeve me pakicë në internet, kaloi nivelin e një trilionë dollarëve, ndërkohë që vlera e kompanisë pësoi sot një rritje të ndjeshme në bursë.

“Amazon”, që është regjistruar në bursë në vitin 1997, është kompania e dytë amerikane që arrin këtë vlerë simbolike, pas “Apple” që e arriti muajin e kaluar.

Përfitimet që po rregjistrojnë kompanitë e teknologjisë po ndihmojnë në rritjen e ndjeshme të tregjeve në SHBA, përcjell Atsh.

“Exxon-Mobil”, kompania energjetike, ka humbur tashmë pozicionin që e mbante prej shumë vitesh si sipërmarrja me kapitalizimin më të madh në treg, ndërkohë që kompanitë e reja të teknologjisë kanë arritur të kalojnë edhe “Microsoft”.

 

Shpërndaje në: