Pas aksidentit të tmerrshëm në Formula 1, flet piloti i cili shpëtoi mrekullisht
Pas aksidentit të tmerrshëm në Çmimin e Madh të Britanisë, Zhou Guanyu ka pohuar se sistemi “HALO” i shpëtoi jetën.
Në Silverstone, makina e shoferit Alfa Romeo u kthye përmbys pas një përplasjeje me shoferin e Mercedesit, George Russell, shkruan Periskopi.
Para se të përplasej me barrierat, ai rrëshqiti 200 metra përgjatë rrugës dhe më pas në zhavorr.
Kështu, Russell vozitësi i Mercedesit u hodh nga makina e tij për ta kontrolluar 23-vjeçarin, Guanyu mori ndihmë mjekësore.
Guanyu foli rreth aksidentit, ku tha se sistemi “HALO” ia shpëtoi atij jetën.
“Jam në rregull, gjithçka është e qartë. Halo më shpëtoi sot,” shkroi Guanyu në Twitter.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të mira”, shkroi ai.