Pas 7 viteve martesë, Kim Kardashian ia kërkon divorcin Kanye West’it
Kim Kardashian ka bërë kërkesë për divorc nga burri i saj, reperi Kanye West, raportojnë mediat amerikane, transmeton Periskopi.
Çifti janë martuar që gati shtatë vjet dhe kanë katër fëmijë së bashku.
Raportohet se ylli i reality show ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre.
Çifti janë ndër yjet më të njohura në botë dhe të dy janë jashtëzakonisht të suksesshëm në fushat e tyre.
Kim dhe Kanye ishin miq për disa vite përpara se të bashkoheshin.PERISKOPI/