‘Pas 7 vitesh që s’më vinin periodat’: Modelja e Victoria’s Secret, nënë për herë të parë
Romee Strijd, modelja e njohur e Victoria’s Secret është shtatzënë për herë të parë! 25-vjeçarja e bëri publik lajmin e pritjes së ëmbël përmes një videoje shumë të veçantë në YouTube dhe një postimi në Instagram.
Modelja, më e lumtur se kurrë tregon se shtatzënia erdhi si bekim surprizues për të, pas një periudhe të keqe me shëndetin e saj.
“Do të bëhemi me një bebe!”- shkruan ajo në përshkrimin e fotos dhe më tregon se si u diagnoztifikua me (PCOS- sindromën ovariane policistike), pas një mungese periodash prej 7 vitesh.
“Isha e shkatërruar sepse të bëhesha mama dhe të kisha një familje me partnerin tim ka qenë ëndrra më e madhe. Kam qenë kaq e frikësuar nga ideja që s’do të bëj kurrë fëmijë, pasi më ishte thënë se do ta kisha shumë të vështirë të bëja bebe në mënyrë natyrale.”
Modelja, vazhdon rrëfimin duke thënë se pas kërkimeve më të detajuara për PCOS, mësoi se rasti i saj nuk ishte ai tipiku, pasi trupi i 25-vjeçares ishte vazhdimisht nën presionin e stresit.
“Jeta ime konsistonte në udhëtime gjatë gjithë kohë, aktivitet i çmendur fizik dhe ushqime të kontrolluara. Ushtroja shumë presion mbi trupin tim dhe tani, mendoj sinqerisht se çdo trup është ndryshe nga tjetri. Mendoj se pesha që kisha nuk ishte mjaftueshëm që trupi të funksiononte siç duhet dhe nuk e përballonte dot më atë stil jete.
Pasi mësova më shumë rreth sindromës sime, arrita në konkluzionin se nuk duhet të ushtrohesha kaq shumë, nuk duhet të mbaja dieta ekstreme dhe duhet të isha më e mirë me veten. Kur trupi im kërkonte pushim, duhet të pushoja. Jam shumë e lumtur të them se periodat e mia u rikthyen nëntorin e shkuar dhe shpejt do të jemi një familje!”- përfundon Romee, e cila jeton prej 10 vitesh romancën me partnerin e saj Leeuwen.
Burimi: People