Pas 4 orëve takim, Perez largohet nga Barcelona

Florentino Perez mori shumë vëmendje me vizitën e tij të sotshme në qytetin e Barcelonës.
Një ditë pasi Joan Laporta dridhi botën e futbollit me konferencën e tij për shtyp, ku konfirmoi problemet me La Ligan dhe detyrimin për largimin e Messit nga skuadra, Florentino Perez i Real Madrid ka zbarkuar në Barcelonë.
Presidenti i Real Madrid ka zhvilluar një takim katër orësh me presidentin e Juventus Andre Agnelli,dhe presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, transmeton Periskopi.
Sipas raportimeve nga Spanja, Perez është larguar tashmë nga qyteti i Barcelonës.
Thuhet se ata ishin për një takim në një nga restaurantet e qytetit të Barcelonës dhe aty është diskutuar për vazhdimin e projektit të European Super League.
Kjo tashmë po shihet si një luftë e fortë mes Barcelonës dhe Real Madridit ndaj La Ligas. /Periskopi/