Pas 3 muajve, më në fund Valon Berisha rikthehet në fushë – luan 45 minuta

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha i është rikthyer aksionit për fushatën e re.
Kjo ishte hera e parë që ai ka pasur minutazh pas rreth tre muajve mungesë, shkaku i një lëndimi të pësuar në prill në përballjen mes Reimsit dhe Rennesit.
Që nga atëherë, ai nuk ka bërë asnjë paraqitje për klubin dhe Kombëtaren e Kosovës.
Sidoqoftë, ai tash ka filluar t’i marrë këmbët, siç ka njoftuar përmes një postimi në Instagram, pas miqësores me Auxerren, ku luajti vetëm në pjesën e parë.
“45 minutat e parë në tre muaj, kënaqësia e rikthimit në fushë është e papërshkrueshme”, shkroi Valon Berisha. /Periskopi.com/
View this post on Instagram