Pas 21 vitesh, Moska heq talebanët nga lista e organizatave terroriste
Ministria e Jashtme ruse tha sot, të premten 4 tetor se “u mor një vendim në nivelin më të lartë” për të hequr talebanët nga lista e organizatave terroriste, siç raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Do të duhet të ndiqen procedura të ndryshme ligjore që vendimi të hyjë në fuqi, citohet të ketë thënë përfaqësuesi special i presidentit Vladimir Putin për Afganistanin, Zamir Kabulov.
Putin tha në korrik se Rusia e konsideron lëvizjen talebane në Afganistan një aleat në luftën kundër terrorizmit.
Rusia ka ndërtuar ngadalë marrëdhëniet me talebanët që kur ata rifituan pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021, por lëvizja mbetet zyrtarisht e jashtëligjshme në Rusi.
Moska i shpalli zyrtarisht talebanët organizatë terroriste në vitin 2003.
“Nuk shikoj arsye të vihet në diskutim qeveria”- Peleshi për protestën e thirrur nga opozita: Për çfarë dalin?! Kërkesat mund t’i formulojnë sipas orekseve politike, por…
Agjencia e OKB-së për refugjatët: Shumica e 900 strehimoreve të zhvendosjes në Liban janë plot