Pas 2 javësh, Policia e Kosovës e shpall në kërkim të burgosurin që u arratis nga Burgu i Dubravës
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për kapjen e një personi që dy javë më parë u arratis nga burgu i Dubravës.
Bëhet fjalë për Ujkan Metajn i cili ka arritur të arratisej nga burgu i Dubravës para dy javësh dhe ende ndodhet në arrati.
Policia e Kosovës bën thirrje që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.