Partnerja e Elon Musk shpjegon emrin e të birit XÆA-12
Claire Boucher, e njohur si Grimes, partnerja e Elon Musk shpjegoi në Twitter emrin e të birit në Twitter: X Æ A-12
X qëndron për ndryshoren e panjohur, Æ për Ai (dashuri dhe/ose Inteligjencë Artificiale). A-12 është pararendësi i SR-17, aeroplani i preferuar i çifit. “Pa armë, pa mbrojtje, thjesht shpejtësi. Madhështor në betejë, por jo i dhunshëm,” shkroi Grimes. Po kështu A është për Archangel (kryeëngjëll)
Dakord, po si shqiptohet?
Musk është baba i gjashtë fëmijëve nga martesa me ish-bashkëshorten Justine Wilson (një prej fëmijëve nuk jeton më). X Æ A-12 është fëmija i parë për Grimes.