Partneriteti me Maqedoninë e Veriut, sa eksportoi/importoi Kosova me këtë shtet
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur dje një mbledhje të përbashkët. Kryeministri Albin Kurti përmendi edhe shkëmbimin tregtar, ku tha se rritja e vazhdueshme e tregtisë, janë reflektim i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
Kurti tha se tregtia me Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje të jashtëzakonshme prej 52 përqind, derisa krahasoi shifrat e vitit 2019 me ato të vitit të shkuar.
Ai theksoi rritjen e importit, që tha se është për 175 përqind.
“Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona reflektohen edhe në rritjen e vazhdueshme të tregtisë, e cila arriti mbi 432 milionë euro në vitin 2023, një rritje e jashtëzakonshme prej 52 përqind krahasuar me vitin 2019 ku qëndronte tek 284 milionë euro dhe gjithashtu është rritur edhe shkëmbimi tregtar, në kuptimin e eksportit nga Kosova në Maqedoni të Veriut, nga 44 milionë në vitin e parë para pandemik 2019, në 121 milionë në vitin që shkoi 2023, rritje për 175 përqind”, tha Kurti në mbledhjen e përbashkët.
Por, sa eksportoi e importoi Kosova me Maqedoninë e Veriut?
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Maqedonia e Veriut renditet tek partnerët kryesorë për eksport e import nga vendet e CEFTA’s.
Për vitin 2023, eksportet e Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut kanë qenë 14.1 përqind, nga vlera totale prej 343.6 milionë sa kanë eksportet me vendet e CEFTA’s. Ndërkohë, importi 5.3 përqind nga vlera totale prej 926.6 milionë euro.
Në vitin 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 333.6 milionë euro, ku 12.2 përqind ishin me Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa importet nga 1 miliardë euro euro, 5.0 përqind ishte me Maqedoninë e Veriut.
Për vitin 2021, eskportet me vendet e CEFTA’s ishin 278.4 milionë euro, ku 11.5 përqind ishin me Maqedoninë.
Ndërkohë, vlera e importoeve me këto vende ishte 892.5 milionë euro, ku 5.2 ishin me Maqedoninë e Veriut.
Në vitin 2020, Maqedonia e Veriut merrte pjesë me 9.3 përqind nga vlera totale prej 210 milionë euro e eksporteve me vendet e CEFTA’s, derisa në import me 5.7 përqind nga vlera totale prej 615.3 milionë euro.