Partneri ju sheh si një opsion, jo si prioritet. Ja shenjat që e tregojnë këtë

Partneri ju sheh si një opsion, jo si prioritet. Ja shenjat që e tregojnë këtë

Keni dyshime rreth marrëdhënies tuaj me partnerin? Dyshoni se për të nuk jeni gjithnjë zgjedhja e parë, por një opsion si shumë të tjerë? Këto janë 5 shenjat që ju qartësojnë dyshimet që keni në kokë:

Ai nuk ju merr me vete në evente të veçanta

Do të mund të kuptoni që jeni thjesht një opsion dhe jo zgjedhje e parë në momentet kur partneri nuk ju fton ta shoqëroni për raste të veçanta, si festa apo dasma.

Shpeshherë ai ju shmang

Planet e tij mund të jenë nxitje e momentit, por edhe në qoftë se keni rënë dakord për një plan të ardhshëm dhe ai mund të ndërrojë mendje, tregon se ka gjetur dikë ose diçka më interesante për të kaluar kohën e tij.

Jua vonon përgjigjen me sms për orë ose edhe disa ditë

Është e vërtetë që ndodh që një mesazh si përgjigje edhe mund të vonohet pak, por në qoftë se për partnerin tuaj jeni prioritet, vini e para në listën e gjërave me rëndësi, atëherë përgjigjja duhet të vijë në momentin e duhur.

Përkushtoheni në maksimum, por…

Ndërkohë që ju thurni plane, përkushtoheni në maksimum, investoni të gjitha energjitë e mundshme, ai tregohet indiferent, i tërhequr… Kjo me siguri nuk është një shenjë e mirë, apo jo?

Ju akuzon se kujdeseni shumë për veten

Ky është një ndër problemet më të mëdha. Kur i kushtoni vëmendje vetes tuaj, kur arrini diçka në karrierë, ndodh t’ju akuzojë për egoiste, që mendoni vetëm për veten. Këshilla më e mirë për këtë? Lërini të vazhdojë rrugën e tij, fshini numrin e telefonit dhe  harrojeni…/Blitz.al/

Shpërndaje në: