Partizani – Tirana: Kjo ishte e rëndë, tifozët sulmuan portierët

Partizani – Tirana: Kjo ishte e rëndë, tifozët sulmuan portierët

Derbi i madh në Shqipëri, mes dy skuadrave nga kryeqyteti, Partizanit dhe Tiranës, nisi me skena të frikshme dhe të turpshme.

Këto skena u shkaktuan nga tifozët e të dy skuadrave, që sulmuan portierët me hedhje të gjësendeve në fushë.

Portieri i Partizanit, Bekim Rexhepi, dhe ai i Tiranës, Visar Bekaj, mbeten të shtrirë, teksa ndeshja u ndërprit për disa minuta.

Pas kësaj u nevojit ndihma e stafeve mjekësore për portierët, derisa edhe fusha në stadiumin “Air Albania” u pastrua nga gjësendet e hedhura.

Ndryshe, pjesa e parë e këtij derbi u mbyll me epërsinë 1:0 të Partizanit.

Ishte Christian Mba që shënoi në minutën e 20-të.

VIDEO

Shpërndaje në: