Partizani prezanton trajnerin serb, Aleksandar Veselinovic
Partizani i Tiranës është bërë me trajner të ri.
Skuadra që deri tani njihej si skuadër e kosovarëve, tani i ka besuar postin e trajnerit një serbit të quajtur Aleksandar Veselinovic.
Tifozët shqiptarë kanë shpërthyer në ofendime ndaj drejtuesve të klubit për këtë vendim të marrë.
Shumë tifozë kanë kritikuar pse i është besuar posti i trajnerit një serbi.
“Turpi ju mbuloftë” ka qenë komenti më i shpeshtë nga tifozët shqiptarë.
Aktualisht te Partizani janë gjashtë futbollistë nga Kosova si Redon Ismaili, Altin Bytyci, Andi Janjeva, Adnard Mehmeti, Gjelbrim Taipi dhe Agim Zeka.