Partitë kosovare dhe politikat e tyre

Partitë kosovare dhe politikat e tyre

Kosova, lirisht mund të thuhet, nuk ka politikë të formuar, së paku jo një të tillë që të ketë pasur pushtetin qendror deri sot. Edhe angazhimet në fushatë, por edhe sjellja e partive sapo kanë marrë pushtetin, deri sot, nuk kanë përfaqësuar ndonjë identitet politik e ekonomik, por ka shfaqur dhe përfaqësuar interesa të fragmentarizuara, kaotike, dhe në shumicën e rasteve fisnore e primitive.

Me fjalë tjera, politika kosovare, dhe ajo shqiptare përgjithësisht, deri sot, ka funksionuar kryesisht në marrëdhënje klienteliste dhe pa ndonjë orientim të qartë politik, ekonomik, apo diplomatik.

Nëse shifet mesazhi politik i partive politike që tradicionalisht kanë pasur pushtet në Kosovë, ai kryesisht u drejtohet pjesëve të vecanta të popullatës kosovare, madje shumë shpesh mesazhet e tyre kufizohen edhe me rajone të caktuara, por edhe me një karakteristikë grupore, që shpesh është retorikë thjesht partizane pa ndonjë angazhim politik të përgjithshëm. Tëtëmbëdhjetë vjet pas lufte, partitë kryesore kosovare, ofrojnë mesazhe që kanë lindur, ose kanë lidhje, me historinë e para dhe gjatë luftës. Një krah flet për UCK-në e një tjetër flet për rugovizmin, por që të dy krahët pothuajse nuk kanë mesazh tjetër, përtej kësaj trashëgimie që kryekëput definohet me një periudhe të konfliktit me Serbinë dhe serbët.

Përtej kësaj mesazhi tjetër është poaq i lodhur dhe shterp. Ai që ka të bëjë me integrimet e vendit, mesazh ky që nuk i jep përmbajtje autentike politikës, por e bën thjesht një konsekuencë dhe shpesh peng të zhvillimeve të anticipuara dhe jo domosdoshmërisht të prekshme e me një efekt për jetën e qytetarit.

Të dyja këto mesazhë politike i imponohen me një monotoni të jashtëzakonshme qytetarit kosovar. Ato nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat politik të prekshëm që prej deklarimit të pavarësisë, por sërish vazhdojnë të jenë mesazhet themelore të partive në pushtet.

Partitë që deri sot kanë mbajtur së bashku pushtetin qendror, kështu, nuk lidhin qytetarin me ndonjë program të caktuar politik, por e mbajnë atë në përpëlitjen e pafundme të tij të simpatisë për vlerat abstrakte që sigurisht që s’kanë për ta angazhuar kurrë njeriun e zakonshëm në politikë, dhe si rezultat, s’kanë për t’ia përmirësuar ndonjëherë jetën dhe kulturën.

Në anën tjetër, një angazhim akoma i pjesërishëm politik me mesazhe që i dedikohen një universalismi qytetar kosovar, ndodhe vetëm tek Vetëvendosja. Ky subjekt politik, edhe thërret herë pas here në ndihmë trashëgimin e historisë së konfliktit, përkatësisht UCK-në dhe sakrificën e të burgosurëve politik, por më shumë se secila parti edhe ligjëron politikë. Vetëvendosje, ndryshe nga partitë tjera, për shembull, angazhohet të ketë një mendim politik në lidhje me marrëdhënjen e Kosovës me shtetet fqinje dhe më gjerë me unionin evropian apo akterë tjerë ndërkombëtarë. Ky mesazh mund të jetë ose jo i pëlqyeshëm për një pjesë të kosovarëve, por është i ndërtuar në mënyrë të tillë që ka një mendim brenda. Ky subjekt angazhohet për ekzistencën e një politike autentike kosovare përballë zhvillimeve ndërkombëtare, përkatësisht kërkon që Kosova dhe shqiptarët të kenë peshën që u takon në rajon, e jo thjesht të jetë një pranues pasiv i politikave dhe qëndrimeve që negociohen mes akterëve të mëdhenj dhe shteteve më të fota në rajon, përkatësisht Serbisë dhe Greqisë.

Edhe Vetëvendosje në propagandën e saj përcon mesazhe të politikës identitare, por mesazhi i saj ka një formë të nacionalizmit evropian që gjindet shpesh tek partitë në shtetet e zhviluara në Evropë.

Përsa i përket ekonomisë poashtu ka dallime qenësore mes grupit të partive politike që deri sot kanë pasur pushtetin qendror dhe Vetëvendosjes. PDK dhe LDK nuk kanë dhënë asnjëherë një platformë për një orientim politik të Kosovës. Ato kanë përqafuar psikozën post-komuniste të një ekonomie të tregut, jo me ndonjë qëllim apo orientim të caktuar, por thjesht me një sjellje kaotike në raport me pronën publike, duke e copëzuar, shitur e falur atë, në emër të një orientimi që duket se nuk e kuptuan kurrë, atë të transformimit të një ekonomie të kontrolluar në një ekonomi të tregut.

Politikat e tyre ekonomike nuk meritojnë ktë emër. Ata kanë qenë, jo vetëm përcopëzues në vendim-marrje, por pa një orientim dhe pa kapacitetin për të vlerësuar rezultatin e vendimeve të tyre në baza të rregullta, ta zëmë për shembull në baza vjetore. Cilitdo angazhim për ta studiuar më me vëmendje qëllimin dhe efektin e privatizimit të fabrikave, i janë përgjigjur me një përbaltim si komunist, i majt ekstrem, apo edhe anti-perëndimor. Madje edhe kërkesave për respektimin qoftë edhe të ligjeve të dobëta që rregullonin privatizimin, u janë përgjigjur në mënyrën e njejt.

PDK e LDK në fushën e ekonomisë kanë përfaqësuar një eleminim të pasurisë publike, pa ndonjë vlerë të mëtutjeshme për interesin e përgjitshëm të qytetarit. Ato thjesht kaën dhënë pronën publike, duke mos lejuar askë, madje gjithmonë duke i fshehur të dhënat që do të mundësonin, të kuptuarit e efekteve që kjo qasje ka pasur për jetën e qytetarëve. Kështu, rezultat i këtyre politikave në ekonomi, Kosova sot ka një grusht njerëzisht tmerrësisht të pasur, dhe shumicën e qytetarëve të varfër dhe të varfëruar pothuaj se në secilin raund të privatizimit.

Përvec njerëzve në pushtet, ose një grushti njerëzish të lidhur poashtu me pushtet, deri sot nuk mund të flitet për një përfitim në shkallë më të gjerë të kosovarëve nga politikat ekonomike të ndjekura nga PDK e LDK. Megjithëse ndonjëherë nuk kanë qenë së bashku, në shumicën e kohës këto të dyja kanë ndarë pushtetin, dhe sot mund të thuhet se Kosova është e tillë cfarë është sot ekonomikisht pikërisht për shkak të PDK-së dhe LDK-së. Ato nuk kanë bërë politike, por kanë marrë vendime në varësi të grupeve lokale që u afroheshin, ose të tentakulave të zyrave të huaja, të cilat përfaqësonin interesa të ngushta. Si rezultat, Kosova, nga 100 euro të qarkulluara sot, 97 prej tyre i dërgon në import dhe vetëm 3 euro eksporton. Kjo ka një rezultat të dyfisht negativ. E para se nuk nxitë prodhim brenda dhe kështu e vazhdon varësinë e Kosovës nga prodhues të huaj, dhe atë kryesisht nga Serbia, dhe e dyta se paratë që Kosova përdor për import, nxiren nga tregu dhe nuk e kanë vlerën e ri-investimit në ekonominë e vendit.

Në këtë pikë nuk ndryhon as PDK, as LDK dhe as AAK dhe argumenti më i mirë për ktë është shetitja që u bëri të gjitha këtyre partive importuesi më i madh nga Serbia, Ramiz Kelmendi, i cili ngriti biznesin e tij në kohën e Millosheviqit, dhe e rriti fuqinë e tij ekonomike në kohën e këtyre tri partive.

Nga partitë e mëdha në fushën ekonomike sërish dallon vetëm Vetëvendosje. Ky subjekt politik në vazhdimësi ka kritikuar procesin e privatizimit që hedhte në rrugë punëtorët dhe shndërronte fabrikat në magazina për mallëra të importit. Vetëvendosje ka një orientim të qartë të majt, i cili nënkupton që shteti duhet të kujdeset për krijimin e kushteve për një zhvillim ekonomik dhe që ai njëkohësisht, sikur edhe në shumë vende evropiane, duhet të kontrollojë disa sektorë ekonomik me rëndësi strategjike.

Në raport me pasuritë e mëdha, kemi një dallim thelbësor të Vetëvendosjes në krahasim me partitë tjera, që kryesisht konsiston në një autonomi në vendim-marrje, një qëndrim që jo vetëm që nuk ka ekzistuar brenda partive që kanë mbajtur pushtet, por madje as që është diskutuar në rrethe më të gjera shoqërore. Partitë politike kosovare për tërë këto vite, nuk kanë pasur aftësi të sfidojnë këshilltarët ndërkombëtarë në kërkesat e tyre që kryesisht kanë pasur si rezultat nxerjen e kompanive kosovare nga tregu. Disa projekte të mëdha kanë ndodhur në Kosovë që nga përfundimi i konfliktit, dhe as që është bërë fjalë ndonjëherë për përfshierjen e kapitalit dhe të kompanive vendore në to. Pothuaj se ka qenë e nënkuptueshme që projektet e mëdha duhet të bëhen nga kompanitë e huaja, dhe kjo para së gjithash është bërë nën pretendimin se kompanitë kosovare nuk kanë kapacitete për t’u marrë me projekte të tilla.

Kështu, dy projekte infrastrukturore, të dy autostradat, bashkë me tri investime të mëdha të anticipuara, në distribucionin e energjisë, në Trepcë, dhe në Aeroport, pothuajse është marrë si e mirëqenë se duhet t’u jepen në tërësi kompanive të huaja. Kjo nënkupton se, përvec sistemit financiar, edhe projektet kapitale, të cilat shpesh shtetet perëndimore i përdorin për nxitjen e zhvillimit ekonomik, kanë pamundësuar cfarëdo pjesëmarrje vendore, që nënkupton se kanë siguruar që këto investime publike, nuk kanë pasur e as që pritet të kenë ndonjë efekt pozitiv në zhvillim. Përkundrazi, sot në të gjitha këto raste, Kosova pothuajse nuk përfiton asgjë, kurse kapitali i kosovarëve vetëm sa nxiret jasht vendit, sërish duke shkaktuar një efekt të dyfisht ekonomik. Për shembull, të dy autostradat në të cilat u investuan miliarda euro, ngritën papunësinë dhe mbyllën kompanitë kosovare, ndërkohë që akterët politik në pushtet edhe sot e kësaj dite i pretendojnë ato si investime në zhvillim dhe uljen e papunësisë. Aeroporti, në anën tjetër, u shit në rrethana tërësisht jo-transparente dhe publiku kosovar u detyruar të mjaftohej me një garancë të ish-ambasadorit amerikan Christopher Dell, se gjithcka është duke shkuar në rregull. Në fund vetëm sa u shtua zhgënjimi sepse Aeroporti filloi të deklaronte të ardhura më të ulëta sesa para koncesionimit, kurse Dell, iku për të punuar për kompaninë Bechtel dhe u përfol nga mediet ndërkombëtare se kishte marrë një mito prej një milionë eurosh në Kosovë.

Të tilla ndikime diplomatike dhe të konsulentëve të huaj ka pasur pothuaj se në secilin rast të rëndësishëm të koncesionimit ose privatizimit në Kosovës. Prandaj, nëse Kosova kërkon një zhvillim ekonomik, sot më e rëndësishme se gjithcka tjetër është krijimi i një integriteti në vendim-marrjen në fushën ekonomike, që para së gjithash nënkupton që vendimet duhet të merren me përgjegjësi nga politika vendore pa ndërhyrjen e të ashtuquajturëve ekspertë, ose diplomatë të huaj, të cilët në secilin rast kanë përfaqësuar interesa jo-kosovare. Një autonomi të tillë dhe një përgjegjësi në vendim-marrje, së paku deri sot, nuk kën treguar se mund ta ndërtojnë PDK e LDK. Nuk ka asnjë garanci se Vetëvendosje mund ta ndërtojë ktë, por së paku deri sot, në retorikë, është angazhuar për një të tillë integritet në vendim-marrje.

Dhe në fund, fusha që ka një ndërlidhje me secilën ga këto që diskutova deri tashti, drejtësia. Sot, edhe LDK edhe PDK, ka një magmë të jashtëzakonshme të individëve që janë brenda ose që gravitojnë rreth tyre që në mënyrë mistike janë shndërruar në milionerë. Fëmijët e udhëheqësve të këtyre partive, vëllezërit e tyre, kushërinjt, shoferët e badigardët, janë shndërruar në milionerë. Figurat qendrore të këtyre dy partive kanë përfituar tepër shumë nga mungesa e mbisundimit të ligjit. Prandaj, asnjërës nga to, nuk do duhej t’i besohej kur flasin “anti-korrupsion”. Së këndejmi ato nuk mund të ndërtojnë një sistem funksional të drejtësisë, sepse rrezikojnë qenjen e vet. Nuk mund të pritet nga struktura që kanë përfituar nga korrupsioni, ta luftojnë korrupsionin. Dhe, pa marrë para syshë se edhe PDK edhe LDK, por edhe AAK, sot po provojnë ta bidnin publikun se po sjellin figura të reja, ato nuk ndyrshojnë relevancën e akterëve partiak e para-partiak që gravitojnë në PDK e LDK. Së këndejmi, ndryshimet që trumpetohen në këto parti, kanë për qëllim të mashtrojnë publikun. Sa here na janë ri-kthyer këto parti për të provuar të na dhënë mesazhin se po ri-lindnen? Pothuaj se në secilat zgjedhje. Gjithmonë këto parti në prag të zgjedhjeve kanë fokusuar publikun në sjelljen e figurave të reja, të cilat janë kthyer në bashkë-udhëtar të strukturave të vjetra e të korruptuara, duke mos ndodhur asnjë ndryshim.

Pra, kto parti janë të vetëdijshme se përballimi me atë ë bënë deri sot krijon një disavantazhë të qartë dhe në scilin moment zgjedhjesh provojnë ta fshijnë të kaluarën duke pretenduar se po sjellin dicka të re. Sivjet nuk është hera e parë që po shofim një fenomen të këtillë. Nuk ka figurë të re që futet në PDK, LDK, e AAK, që ka mundësinë që të ndryshojë marrëdhënjet e vjetra korruptive të krijuara në këto subjekte, për arsyen e thjesht se figurat relevenate në këto parti janë përfituesit direkt të korrupsionit. Unë besoj se edhe të sapo-ardhurit në këto parti e dijnë ktë, por ata vullnetshëm pranojnë të manipulohen, në mënyrë që në njërën anë të sigurojnë vazhdimësinë e politikës që preferohet nga ata që sipër tyre mbajne telat, dhe në anën tjetër, brenda një mandati ose dy, mundësisht edhe pasuria e tyre ta kapë një milionëshin e mizershëm në dëm të zhvillimit të vendit.

A siguron Vetëvendosje një gjë të tillë? Me fjalë tjera, a ka ky subjekt njerëz me kusure të vjetra në korrupsion? Askush nuk mund ta thotë ktë me siguri. Mirëpo, një gjë është e sigurtë. Nëse ne mund të themi pa asnjë dyshim se bërthama e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së është e korruptuar, me poaq siguri mund të themi se bërthama e Vetëvendosjes, ai grupi që është fort i lidhur me bazën e këtij subjekti, është deri sot i pakorruptuar. Dhe logjikshëm mund të thuhet, se edhe në fushën e ndërtimit të një sistemi të pavarur e profesional të drejtësisë, është vetëm ky subjekt që jep shpresa. Të tjerat e kanë treguar veten tashmë.

Shkrimi është marrë nga faqja e autorit në Facebook

Shpërndaje në: