Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajrore
Deputetët ukrainas u këshilluan t’i shmangin rrethinat qeveritare të premten, ndërsa Parlamenti e anuloi seancën për shkak të paralajmërimeve për sulme të mundshme ajrore.
Deputeti Taras Batenko foli për kërcënimin gjatë një transmetimi drejtpërdrejt në kanalin “Hovoryt Velykiy Lviv” të enjten.
“Ne jemi të njoftuar për rrezikun e një sulmi raketor në Verkhovna Rada në Kiev në ditët në vijim. Putini i ka rritur rreziqet jashtëzakonisht shumë. Seanca e nesërme është anuluar”, tha ai.
Deputetë të tjerë konfirmuan për REL se seanca është anuluar.
Deputeti Oleksiy Honcharenko shkroi në Telegram se seanca e radhës është caktuar për 22 dhjetor.
Liderët e Parlamentit nuk kanë komentuar ende zyrtarisht për këto paralajmërime. Zyra e presidentit e njoftoi publikun se do të vazhdojë punën “si zakonisht” të premten.