Parisi i zhgënjyer pritet t’i shpenzojë 200 milionë euro për transferime

Parisi i zhgënjyer pritet t’i shpenzojë 200 milionë euro për transferime

Pas eleminimit nga Liga e Kampioneve PSG synon te bëjë ndryshime në  skuadër për sezonin e ri.

Gazeta franceze L’Equipe ka publikuar sot listën e futbollistëve që mund të vijnë verën e ardhshme të ndihmojnë parisienët në garën për titullin kampion të Evropës.

Lista kryesohet nga Bernardo Silva, portugezi 28-vjeçar që do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Së bashku me të në pjesën sulmuese, PSG kërkon Rayan Cherki, 19-vjeçarin nga Lyon dhe sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

PSG po monitoron edhe Goncalo Ramos, sulmuesin 21-vjeçar të Benficas.

Sipas Transfermarkt, të katërt kapin vlerën e më shumë se 200 milionë eurove.

Së bashku me Milan Skriniar, i cili do të vijë si lojtar i lirë nga Interi, PSG dëshiron të forcojë mbrojtjen me Pau Torres, mbrojtësin 26-vjeçar të Villarrealit.

 

 

Shpërndaje në: