“Paris 2024”, Rama krenar me suksesin e xhudisteve: Ju e nderoni Kosovën botërisht

“Paris 2024”, Rama krenar me suksesin e xhudisteve: Ju e nderoni Kosovën botërisht

Kosova nuk u kthye duarthatë nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

E për këtë u përkujdesën dy xhudistet, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.

Krasniqi e mori të argjendtën, kurse Fazliu të bronztën, duke ngritur në pesë numrin e përgjithshëm të medaljeve nga pjesëmarrjet në tri olimpiada.

Me këtë rast kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh krenar për këtë arritje të xhudsteve tona.

Rama tha se ato “po e nderojnë Kosovën botërisht”.

“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, tha kreu i qeverisë shqiptare transmeton Klankosova.tv
Sporti i xhudos në krye me trajnerin Driton Kuka, po ashtu i ka edhe tri medalje të arta olimpike.

Në “Tokyo 2020”, dy i rrëmbyen Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Kurse, në “Rio 2016” ishte mbretëresha Majlinda Kelmendi, ajo që ia solli Kosovës këtë sukses, duke trasuar rrugën për sukseset e tjera të xhudos kosovare.

Shpërndaje në: