Parfumin që përdorte princeshë Diana mund ta keni të gjithë dhe është kaq i lirë
Princeshë Diana ishte e dashur nga populli për shumë gjëra: punën e saj për bamirësi, dhembshurinë e treguar ndaj njerëzve në nevojë, natyrën e saj të brishtë, dhe, natyrisht statusin e saj të përhershëm si një ikonë e modës. Por, çfarë arome ka përdorur ajo pjesën më të madhe të jetës së saj? Sipas burimeve më të afërta, një përzierje e luleve portokalli, gardenia dhe luleve të pjeshkës. Me sa duket ajo kurrë nuk largohej nga shtëpia pa atë. “Ajo gjithnjë mbante parfumin e saj me vete”, tha ish-ndihmësja e priceshës Diana Mary Greenwell për ABC News. “Për të ishte si një prekje e fundit e pjesës së bukurisë, për tu dukur më elegante dhe të kishte një erë karakteristike”.
Parfumi në fjalë është Hermès 24 Faubourg ($ 140, Nordstrom), i cili, sipas personit që merret me krijimin e parfumeve në Hermès, Jean-Claude Ellena është:- “Parfumi më i mirë në absolut. Një shpërthim i luleve të bardha I cili përçon sensualite.” Ky është një nga sekretet rreth Princeshës Diana që askush nuk e dinte deri pas vdekjes së saj. Për të interesuarit, ky parfum vazhdon të shitet.