“Parasite” bëhet filmi i parë koreano-jugor që fiton Oscars

“Parasite” bëhet filmi i parë koreano-jugor që fiton Oscars

Filmi koreano-jugor “Parasite” e ka fituar Oscar-in për filmin më të mirë të vitit 2019 duke u bërë kështu filmi i parë që nuk është në gjuhën angleze që e merr çmimin kryesor.

“Parasite” ka fituar katër çmime në total, derisa “1917” ka marrë tri.

Renee Zellweger është shpallur “aktorja më e mirë” për rolin e Judy Garland në “Judy”, derisa Joaquin Phoenix e ka marrë çmimin për “aktorin më të mirë” për filmin “Joker”.

Brad Pitt dhe Laura Dern janë zgjedhur si aktorët më të mirë në rolet dytësore për rolet e tyre në “Once Upon A Time in Hollywood” dhe “Marriage Story”.

Shpërndaje në: