Parashikimi i Periskopit për finalen: Anglia 1-0 Italia

Parashikimi i Periskopit për finalen: Anglia 1-0 Italia

Sonte prej orës 21:00 në Wembley të Londrës zhvillohet finalja e madhe e Euro2020 mes Anglisë dhe Italisë. Kush pritet të fitojë?

Anglia duket se do të luajë një lojë tjetër të kujdesshme, pasi ka vendosur një formacion që duket se do të ketë tre mbrojtës qendrorë.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes është Kieran Trippier, i njohur për krosimet e sakta dhe të rrezikshme derisa Kyle Walker pritet të spostohet në qendër të mbrojtjes, por duke anuar kah e djathta.

Ndryshime të tjera në formacion nuk do të ketë, derisa Mount që pati paraqitje të dobët me Danimarkën ka marrë sërish besimin e trajnerit Southgate.

Italia në anën tjetër nuk ka reflektuar pas lojës së dobët ku iu desh të mbrohej me Spanjën për të shkuar në vazhdime e për të fituar vetëm pas ekzekutimit të penaltive.

Periskopi parashikon një ndeshje të lodhët e të ngadaltë, me shumë kujdes e taktizime nga të dyja palët.

Sidoqoftë, kombëtarja e Anglisë ka një ekip më të përgatitur se ajo e Italisë dhe Periskopi parashikon fitore minimale prej 1:0 për “Tre Luanët”.

Shpërndaje në: