Parashikimi i Mujës për zgjedhjet e 9 shkurtit: Rezultati do të jetë mes 53-54 për qind
Armend Muja, deputet i VV-së, ka folur në lidhje me pritshmëritë për rezultatin në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
Duke folur në DPT te Fidani, Muja ka vlerësuar se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të kalojë atë të 14 shkurtit të vitit 2021.
Tutje, ai ka dhënë edhe një shifër.
“Nëse gjërat mbesin siç kanë qenë përpara dhe i marrim diku rreth votat e njëjta të diasporës, që ishin rreth 60 mijë, unë besoj që ne duhet të presim, është reale që të presim që rezultati tani të jetë mes 53-54 përqind. Unë besoj që kështu do të jetë, kështu i shoh rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë Muja.