Parashikimi i motit për sot
Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në pjesën e parë të ditës. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Reshjet më të përqendruara pritet të jenë në gjysmën e poshtme të Kosovës, ndërsa pasdite pritet të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur të izoluara vetëm në zonat malore.
Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10-36 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 6°C./MK