Parashikimi i motit për sot
Moti sot parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17-gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike paraqiten të mira”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.