Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do lëvizin nga -10 deri në 5 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
“Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga -10°C deri në -7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga verilindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.