Parashikimi i fundit i Arsene Wenger që i doli i vërtetë: Super Liga Evropiane
Arsene Wenger, legjenda e Arsenalit, kishte thënë se shpejt do të shihnim se si Super Liga Evropiane do të uzurponte futbollin vendor të vikendit në parashikimin e fundit që i del i vërtetë.
Përgjatë kohës së tij në Arsenal, Wenger ishte një farë profeti në kuptimin e identifikimit të trendëve në lojën globale.
Pak para se të lihej, ai parashikoi se do të shihnim një rritje të numrit të lojtarëve që do të prisnin sa t’iu skadonte kontrata për t’u larguar si transfere të lira duke mbushur xhepat me para. Kjo edhe po ndodh çdo ditë e më shumë.
Natyrisht, parashikimi i tij më i madh ishte se ekipi i tij do ta kalonte gjithë sezonin si i pamposhtur. Çka edhe ndodhi në vitin 2004 për t’u mos përsëritur më nga asnjë klub tjetër anglez, apo i ndonjë lige tjetër elitare në Evropë.
Duke folur në konferencën e fundit për shtyp si trajner, Wenger kishte thënë që ishte e “paevitueshme” që klubet e mëdha do të përjashtonin klubet e vogla nga shumat e mëdha të parave që gjenerohen përmes të drejtave televizive.
“Pas pak vitesh, ju me siguri do të keni një ligë Evropiane gjatë vikendeve,” tha Wenger më 2018, transmeton Periskopi.
“Është e pashmangshme. Pse? Para së gjithash, ndarja e parave mes klubeve të mëdha dhe të vogla është bërë problem i madh. Klubet e mëdha thonë: “Nëse dy klube të vogla luajnë me njëra-tjetrën, askush nuk do që t’i shikojë. Njerëzit duan të shohin kualitet. Kështu që duhet të ndajmë paratë por askush nuk është i interesuar në ju”.
“Liga vendore do të luhet të martën, të mërkurën. Mendoj se ky është hapi i radhës që do ta shohim.”
“Do të ndodh shpejt, sepse është një mënyrë tjetër për klubet e mëdha [jashtë Anglisë] që ta luftojnë Premier Ligën,” shtonte ai.
“Shikoni audiencën e Champions League-s. Ka një kontrast aty sepse nëse shihni audiencën e Champions League-s, ajo nuk është fantastike.”
“Por, nëse keni ndeshje si Real Madrid v Barcelona, apo Real Madrid v Arsenal, apo Manchester United v Bayern për çdo javë, audienca do të jetë e mirë.”
“Nëse doni ta bëni Premier Ligën më atraktive, duhet ta shkurtoni në 16 ekipe,” thoshte ai. /Periskopi