Parashikim: Spanja 1 – 1 Kosova
Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen e dytë të Kualifikimeve për Botëror me Spanjën në Spanjë. Por, janë disa gjëra të cilat mund të llogariten si përparësi të kombëtares tonë e që e bëjnë parashikimin jo aq të zymtë.
Kombëtarja e Spanjës ka më shumë përvojë, dhe më shumë talent, por ekipi aktual i marrë nga Luis Enrique në të vërtetë nuk ka edhe shumë eksperiencë në lojën së bashku.
Për më tepër, të qenit vendës dhe në një stadium të madh nuk pritet të ndikojë aspak në rritjen e moralit të kombëtares së Spanjës për shkak të mungesës së tifozëve nën kushtet e pandemisë.
Spanja ka pasur vështirësi në dy ndeshjet e para kualifikuese, kundër Greqisë dhe kundër Gjeorgjisë. Ata nuk ia dolën ta mposhtnin Greqinë në shtëpi duke barazuar 1-1 ndërsa fituan vetëm në fund me Gjeorgjinë si mysafir 2-1.
Kosova u turpërua me Suedinë në shtëpi 0-3, por pati mungesa shumë të rëndësishme në fazën defanzive.
Nëse Kosova do të aplikonte një taktikë më efektive, dhe me kthimin e Dresheviqit në mbrojtje, pritet të marrë rezultat pozitiv në këtë ndeshje.
Në anën tjetër, sulmi ynë vazhdon të jetë i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm me Muriqin, Rashicën e Zenelin që pritet të dalin në mejdan për të dëshmuar cilësitë e tyre.
Spanja është favorit i dukshëm në këtë ndeshje, por Kosova nuk mund t’i lejojë vetes një fillim të dobët me dy ndeshje të humbura dhe kësisoj do të luftojë me gjithë forcat në dispozicion.
Parashikimi i Periskopit është rezultati 1:1.